Shkencëtarët kanë zbuluar gjenet të cilat i bëjnë elefantët rezistent ndaj sëmundjeve të kancerit edhe tek njerëzit. Pasi u ekspozuan ndaj rrezatimeve që shkaktojnë kancer, tre gjene të njohura si FANCL, VRK2 dhe BCL11A, kanë punuar duke u ruajtur nga mutacionet. Këto gjene janë prezente edhe tek njerëzit mirëpo nuk e mbrojnë organizmin në të njëjtën formë.
Autori i studimit, dr Christopher Gregg nga Universiteti Utah ka thënë se kjo metodë ofron mënyra të reja të eksplorimit të gjenomit dhe potencialisht mund të ofrojë mundësi të reja për identifikimin, diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit. Kanceri, që ndodh kur qelizat shumëfishohen pa kontroll, prek një në 20 elefantë për dallim nga njerëzit ku një në dy persona janë të prekur nga kjo sëmundje.