Shkolla e menaxherëve dhe liderëve për inxhinierë në Maqedoni sot do të ndajë diploma për gjeneratën e parë të pjesëmarrësve. Shkolla për inxhinierë është krijuar në kuadër të projektit MLS4E-ng, të financuar nga programi i BE-së Erazmus+, për ndërtimin e partneriteteve strategjike në sferën e arsimit për të rriturit. Qëllimi është krijimi i kuadrove konkurruese të cilët përmes zhvillimit të tyre profesional do të sigurojnë zhvillim edhe të kompanisë, por edhe të tregut në të cilin veprojnë. Në promovim është paralajmëruar fjalimi i përfaqësuesve të Odës së inxhinierëve të autorizuar dhe arkitektë dhe të Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet.