Pentagoni kumtoi se presidenti amerikan Donald Tramp e ka emëruar gjeneralin Tod Uolters si komandant të ardhshëm të forcave të NATO-s në Evropë dhe udhëheqës të Komandës evropiane të forcave të armatosura të SHBA-së.
Nëse e miraton Senati, gjeneral Uolters do ta trashëgojë funksionin e gjeneral Kertis Skaparoti.
Kumtesën për emërimin e tij e bëri të dituar Patrik Shanahan, u.d. ministër i Mbrojtjes së SHBA-së. Ai thekson se shtetet e NATO-s janë pajtuar me emërimin e Uolters për komandant suprem në Evropë.
Për momentin, ai është komandant i FAS në Evropë.(koha.mk)