Gjendja ekonomike në subjektet afariste në qershor të këtij viti në krahasim me muajin paraprak dhe në krahasim me qershorin e vitit 2017 është e volitshme. Është e volitshme gjendja e porosive dhe pritjeve për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm.
Ky është vlerësimi i gjendjes ekonomike të subjekteve afariste në qershor të vitit 2018 nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Sipas vlerësimit të udhëheqësve të subjekteve afariste, treguesi i besimit në industrinë e përpunimit në qershor të vitit 2018 është rritur për 0,3 për qind pikë në krahasim me majin e vitit 2018 dhe arrin 19,8 për qind, ndërsa në krahasim me qershorin e vitit 2017 është rritur për 2,4 për qind pikë.
Gjendja e sigurisë së prodhimit me porosi në qershor të vitit 2018, në krahasim me majin e vitit 2018, është e volitshme në krahasim me muajin paraprak, pritjet për vëllimin e prodhimit në tre muajt e ardhshëm janë të volitshme në krahasim me muajin paraprak, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme në krahasim me majin e viti 2018.
Vlerësimi i gjendjes ekonomike të subjekteve afariste në qershor të vitit 2018 është e volitshme në krahasim me muajin paraprak, ndërsa më e volitshme është në krahasim me qershorin e vitit 2017. Pritet që numri i të punësuarve të rritet.
Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në qershor të viti 2018 arrin 67,8 për qind nga shfrytëzimi normal.
Ndikim më të madh të kufizimit të vëllimit të prodhimit kanë mungesë së forcës së kualifikuar të punës me 22,7 për qind, kërkesa e pavolitshme e kërkesës me 17,5 për qind dhe mjedisi i pasigurt ekonomik.