Shkup, 17 shkurt – Në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” janë hospitalizuar 18 pacientë, ndërsa tre prej tyre janë në gjendje kritike. Në gjendje stabile shëndetësore janë 15 pacientë të tjerë dhe po shërohen nga lëndimet në aksidentin e rëndë që ndodhi të mërkurën në autostradën Shkup-Tetovë në Llaskarcë. Njëri pacient dje është lëshuar për shërim në shtëpi, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Koha.
Në Qendrën klinike në Shkup janë hospitalizuar gjashtë pacientë, prej të cilëve tre në Klinikën për Anestezi, Rianimim dhe Shërim Intensiv – KARIL. Dy prej tyre janë në gjendje stabile.
“Pacienti i cili është hospitalizuar në Klinikën për Kirurgji Torokale dhe pacientja (shtatzënë), e cila gjendjet në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë, janë gjithashtu në gjendje stabile shëndetësore. Për momentin bëhet operacioni i pacientes nga Neurokirurgjia”, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Pacientja e cila gjendet në spitalin e Tetovës është në gjendje të mirë shëndetësore. (koha.mk)