Sidnei, 19 dhjetor – Në Uelsin e Ri Jugor, në Australinë jugore, sot është shpallur gjendje shtatëditore për shkak të temperaturave rekorde të larta të cilat shkaktuan rreth njëqind zjarre.
Rreth 2.000 zjarrfikës tentojnë t’i shuajnë zjarret nga të cilat gjysma janë vendosur nën kontroll me mbështetjen e ekipeve amerikane dhe kanadeze dhe pjesëtarët e forcave australiane për mbrojtje.
Paraprakisht, në mes të nëntorit, gjithashtu është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Në zjarret deri më tani kanë pësuar pesë persona, janë djegur më shumë se 680 shtëpi dhe pothuajse 1,2 milionë hektarë pyll.
Dje ishte dita më e ngrohtë në Australi pasi u bë statistika. Temperaturat mesatare në vend ishin 40,9 gradë Celsius, Pritet që sot të prishet edhe ky rekord.
Vala e të ngrohtit që e ka përfshirë Australinë është tymi i dendur nga zjarret mbi rajonet e banuara inicuan shumë paralajmërime shëndetësore, veçanërisht për ata të cilët kanë probleme respiratore.
“Njerëzit duhet seriozisht t’i kuptojnë ato kushte dhe të bëjnë gjithçka që mundet që të mbrohen nga nxehtësia”, ka thënë Riçard Brum, drejtor për mbrojtje të mjedisit jetësor në Uelsin e Ri Jugor.