Athinë, 30 korrik – Për gjendjen vijuese dhe përballjen me pandeminë, me theks të vendosur në transportin publik dhe vendet për argëtim ka biseduar kryeministri grek Kirjakos Micotakis me ministrat kompetente dhe me epidemiologët në takimin e sotëm përmes video-konferencës.
“Nëse vlerësoni se duhet ta kyçni alarmin me ndërmarrjen e ndonjë mase, mos dyshoni ta bënë atë në kohë”, i ka porositur Micotakisi epidemiologët.
Në takim është konstatuar se rritja e numrit të rasteve na ka sjellë deri në përkeqësimin e pasqyrës epidemiologjike në vend, por është potencuar nevoja që rreptësisht të zbatohen masat, dhe të shmangen turmat dhe të përdoret maskë.