Shefat e shteteve apo qeverive të anëtareve të Bashkimit Evropian në Samitin e ardhshëm të Këshillit evropian, që do të mbahet më 9 dhe 10 mars në Bruksel, do të bisedojnë edhe për “gjendjen e tensionuar në Ballkanin Perëndimor”. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, edhe pse Samiti pranveror i Eurokëshillit rregullisht i është kushtuar temave ekonomike, kësaj radhe me propozim të disa shteteve do të bisedohet për tensionet gjithnjë e më të mëdha në rajonin ballkanik, pjesë e të cilit është edhe Maqedonia.
Pikërisht kriza afatgjate politike që mund të shndërrohet në ndëretnike në Maqedoni, por edhe problemet pothuajse identike në Kosovë, BeH dhe Shqipëri, shkaktuan që njerëzit e parë të BE-së të bisedojnë për Ballkanin Perëndimor, me qëllim që t’u jepet edhe një mbështetje vendeve nga rajoni për perspektivën e tyre evropiane. Nga këto shkaqe, sipas informatave nga Brukseli, përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini javën e ardhshme do t’i vizitojë Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe BeH-në, pas çka duhet të përgatitë raport i cili do t’u prezantohet liderëve të BE-së.
Duke pasur parasysh atë që pas referendumit të Britanisë së Madhe për dalje, ka filluar procesi i daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, ky Samit i Këshillit Evropian do të fillojë me bisedën me kryeministren britanike Tereza Mej, por pas përfundimit të pjesës formale, liderët e tjerë të 27 vendeve-anëtare të Unionit veçanërisht gjithashtu do të vendosin edhe për temat ekonomike dhe për Ballkanin Perëndimor.