Shkup, 30 mars – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 768.303 të infektuar me virusin korona. Prej tyre kanë ndërruar jetë 36.010, ndërsa janë shëruar 160.150 persona.
Mali i Zi – Është sjellë masë e përkohshme për mbrojtje të qytetarëve – ndalesë për dalje nga shtëpitë prej orës 19 deri në orën 5. Gjatë fundjavave prej orës 13 deri në orën 5.
Londër– Kompania Xhonson/Xhnoson planifikon test të vaksinës eksperimentale kundër Kovid-19 deri në shtator dhe zbatim nga fillimi i vitit 2021.
BeH – Të gjithë ata që nuk i respektojnë urdhrat e reja për vetizolim do të jenë në izolim të detyrueshëm.
Kroaci- Po mbyllen vendkalimet kufitare për komunikacion ndërkombëtar detar dhe po shtyhet hapja e vendkalimeve sezonale.
Britani – Numri i të vdekurve nga Kovid-19 sot u rrit për 180, numri i përgjithshëm tani është 1.408. Deri më tani janë regjistruar 22.141 raste të të infektuarve.
Gjermani – Testi për virusin korona për kancelaren Angela Merkel përsëri është negativ, por ajo mbetet që të punojë nga shtëpia.
Spanjë – Armata spanjolle zbaton operacion për dezinfektim nga virusi korona.