Shkup, 7 prill – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri tani janë regjistruar 1.410.095 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 81.010, ndërsa janë shëruar 300.739 njerëz.
– Qeveria italiane miratoi pako të madhe të masave për ndihmë të ekonomisë, madje 750 miliard euro për kompanitë dhe ndërmarrjet të cilat për shkak të epidemisë Kovid-19 e ndërprenë prodhimtarinë. Për garancion të kredive janë miratuar 200 miliard euro, ndërsa shumë e njëjtë është ndarë edhe për nxitje të eksportit, ndërsa 350 miliard euro tashmë janë miratuar për 100 për qind mbulim të kredive deri në vlerë prej 800 mijë euro në forma të ndryshme.
– Spanja filloi me zgjidhjen e problemeve. me mungesën e punëtorëve bujqësor, të shkaktuar nga epidemia Kovid-19, ashtu që miratoi punësim të përkohshëm të dhjetëra mijë emigrantëve ose njerëzve pa punë.
– Deputetët çek vendosën gjendja e jashtëzakonshme në vend të vazhdojë deri më 30 prill, që është periudhë më e shkurtër nga ajo të cilën e kërkoi Qeveria, në luftën kundër koronavirusit.
– Komiteti hetues rus ngriti padi penale për përhapje të lajmeve të rreme në mediumet sociale se koronavirusi është krijuar nga Rusia.
– Qeveria e Letonisë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme në vend deri më 12 maj, që i mundëson të zbatojë shumë masa për parandalim të përhapjes së Kovid-19.
– Dy raste të reja të të infektuarve me Kovid-19 në Mal të Zi, me çka numri i rasteve të të infektuarve arriti gjithsej 241 persona, kumtoi Instituti për shëndet publik.
– Numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi në Itali u rrit për 604 dhe tani arrin gjithsej 17.127, kumtoi Agjencia për mbrojtje civile. Numri i tërësishëm i të infektuarve në vend u rrit për 3.039 dhe arriti 135.586 persona të sëmurë.
– Në Britani të Madhe numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi në 23 orët e fundit arrin 786 dhe dhe arriti gjithsej 6.159 persona, kumtoi Ministria britanike e Shëndetësisë.
“Pothuajse 60 për qind e 217 udhëtarëve, prej të cilëve shumica nga Australia, Evropa dhe SHBA-ja, ndërsa të cilët gjenden në kroçeren “Greg Mortimer” pranë bregut të Uruguajit, janë pozitiv me koronavirus. Asnjëri nga udhëtarët të cilët ishin pozitiv me Kovid-19 nuk kanë ethe, kumtoi operatori austriak i anijes “Aurora Ekspedishëns”, e cila punon në ndihmë dhe sigurim të fluturimeve për udhëtarët dhe ekuipazhin deri te vendet e tyre.