Shkup, 2 prill – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 1.000.177 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre 51.356 e kanë humbur jetën, ndërsa 210.199 janë shëruar.
-Komanda ushtarake e NATO-s në Evropë do të bashkëngjitet në përpjekjet për parandalimin e epidemisë së Kovid-19. Këtë e kumtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg pas takimit të sotëm me video-lidhje të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.
-Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavurisn e ri në Turqi është 18.135 njerëz, 365 e kanë humbur jetën. Sot rekord – 79 të vdekur nga virusi.
-Parlamenti portugez votoi për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për 15 ditë për shkak të koronavirusit.
-Presidenti i Austrisë, Aleksander van der Belen u bëri thirrje australianëve të përmbahen në luftën me pandeminë.
-Në Kanada ka më shumë se 10.000 të infektuar nga koronavirusi i ti, ndërsa vdekshmëria është rritur për 21 për qind – gjithsej 217 të vdekur.