Shkup, 31 mars – Sipas të dhënave më të reja, në botë deri më tani janë regjistruar 836.899 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, 41.237 e kanë humbur jetën, ndërsa 174.502 janë shëruar.
-Rastet e vdekjes në Kanada janë rritur për 35 për qind për më pak se 24 orë, kumtuan autoritetet shëndetësore.
-Në 24 orët e fundit në Turqi e kanë humbur jetën edhe 46 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga Kovid-19 në vend ka arritur 214. Janë infektuar gjithsej 13.531 persona.
-Numri i rasteve të vdekjes në SHBA e tejkaloi numrin e viktimave në Kinë.
-Është hequr karantina 14 ditore në Bansko të Bullgarisë.
-Numër rekord i viktimave për 24 orë në Britani të Madhe.
-Më shumë se gjysma e rumunëve kosiderohen se koronavirusi i ri krijuar në laborator.
-Në Japoni për herë të parë janë regjistruar mbi 200 të infektuar të rinj me koronavirus për 24 orë,
-Ish-kampioni i tenisit Patrik Mekenro është pozitiv në koronavirus.
-Guvernatori i Nju-Jorkut, Endruj Juomo deklaroi se vëllai i tij Kris Kuomo, përndryshe prezantues i Si-En-En është pozitiv në koronavirus.
-Gjithsej 1.193 të punësuar në polici në Nju-Jork janë pozitivë në Kovid-19, ndërsa rreth 15 për qind e të punësuarve janë në pushim mjekësor.