Shkup, 3 prill -Sipas të dhënave më të fundit, në botë deri më tani janë regjistruar 1.079.978 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Nga këtа kanë vdekur, 58.110 dhe 227.668 janë shëruar.
-Heqja e shpejtë e kufizimeve të vendosura nga ana e vendeve për luftën kundër koronavirusit mund të çojë në intensifikim të pandemisë dhe të shkaktojë humbje serioze ekonomike.
– Me propozim të Këshillit të ministrave dhe në bazë të Kushtetutës, Asambleja Kombëtare e Bullgarisë e vazhdoi gjendjen e jashtëzakonshme deri më 13 maj.
“Ekonomia globale është në recesion për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri”, deklaroi Kristalina Georgieva, drejtore e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
– Nju-Jorku e ka shënuar ditën më të vështirë që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit me 562 të vdekur në 24 orë.
– Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri në Turqi sot u rrit për 69 në 425. Rastet e konfirmuara të infeksionit janë rritur për 2.786 në 20.921.
– Pandemia e koronavirusit ka vrarë më shumë se 40.000 njerëz në Evropë, ndërsa më shumë se tre të katërtat e viktimave janë në Itali, Spanjë dhe Francë.
– Në Meksikë është ndërprerë prodhimi i birrës Korona, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
– Në Irlandë, 22 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit, ndërsa më shumë se 400 janë infektuar. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në vend është rritur në 4.273 dhe gjithsej 120 kanë vdekur.
– Autoritetet tuniziane kanë vendosur robota policorë në rrugët e vendit për të siguruar respektimin e karantinës.
– Gjermania i ka dhuruar 50 ventilatorë Spanjës për t’i ndihmuar në luftën kundër Kovid-19.
– Në Filipine 29 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit.