Shkup, 22 dhjetor – Gjatë javës së 50 të vitit 2017 (nga 11.12.2017 – 17.12.20177), në Republikën e Maqedonisë janë raportuar 92 (I=5,4/100.000) raste të gripit, krahasuar me javën e kаluar(112) ka një rënie prej 17,9% të numrit të të sëmurëve.
Krahasuar me sezonin e kaluar kur janë regjistruar 853 të sëmurë, ka një rënie të theksuar të numrit të të sëmurëve në javën e 50, për afër 90%. Sipas moshës, gjatë javës së 50 numri më i madh i të sëmurëve janë regjistruar në grupmoshën 15-64 vjet, ndërsa incidencë më e lartë tek fëmijët nga 5-14 vjet. Këtë javë numri më i madh i të sëmurëve (23) dhe incidencë më e lartë prej 50,4/100.000 është regjistruar në NJR Dibër.