Ankth dhe frikë për mesfushorin e Hull City-t, Ryan Mason, i dëmtuar në kokë pas përplasjes me mbrojtësin e Chelseat Gary Cahill. 25-vjeçari i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pasi ishte ekzaminuar me frakturë në kafkë dhe për fat të mirë gjendja e tij është e stabilizuar. Hull City nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka saktësuar se lojtari do të qëndrojë për disa ditë në spital, ku gjendja e tij do të monitorohet me shumë kujdes, për të shmangur komplikacionet e mundshme. Gjithçka ndodhi në fillim të sfidës së Stamord Bridge, më saktë në minutën e 14-të në një dyluftim ajror mes mbrojtësit të Chelsea Cahill dhe mesfushorit të Hull Coty-t. Të dy lojtarët mbeten të dëmtuar në kokë, por gjendja e Mason ishte më e rëndë. Fillimisht lojtari i Hull Cityt u mundua të rikthehej në lojë, por shokët e ekipit e kuptuan se dëmtimi ishte serioz. Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë madje duke i vënë edhe maskën e oksigjenit, më pas e transportuan drejt spitalit më të afërt, ku u evidentua fraktura në kafkë. Ndërhyrja e mjekëve ishte vendimtare për të shmangur më të keqen, pasi dëmtimi ishte mjaft i rëndë. Ryan Mason do të jetë në mbikëqyrje e rreptë të mjekësve dhe vetëm pas ekzamineve në vazhdimësi do të mësohet se koha e rikthimit të tij në fushë.