Shkup, 22 mars – Qendra për menaxhim dhe kontroll të trafikut të Qytetit të Shkupit i informon të gjithë pjesëmarrësit në trafik se në orët e mëngjesit trafiku në të gjitha rrugët, bulevardet dhe kryqëzimet po zhvillohet me vështirësi, për shkak reshjeve të borës që kanë shkaktuar dukshmëri më të vogël në rrugë.
Numër më të madh të automjeteve në këtë periudhë të ditës QMKT ka evidentuar përgjatë bulevardit 8 Shtatori në të dy drejtimet e lëvizjes dhe drejt bulevardit Nikolla Karev, por edhe nga kryqëzimi me rrugën Skupi drejt kryqëzimit me bulevardin Ilinden, përgjatë rrugës 11 Tetori, ku qarkullim i madh i veturave është vërejtur nga bulevardi Boris Trajkovski nga Kisella Voda drejt Qendrës, përgjatë bulevardit Kuzman Josifovski Pitu në drejtim të lëvizjes nga Aerodromi drejt Qendrës, përgjatë bulevardit Koço Racin në drejtim të lëvizjes nga kryqëzimi me rrugën 11 Tetori te Tregu i Gjelbërt, përgjatë bulevardit Kiro Gligorov në të dy drejtimet e lëvizjes, përgjatë urës dhe bulevardit Goce Dellçev në të dy drejtimet e lëvizjes nga kryqëzimi me bulevardin Kërste Misirkov deri në kryqëzimin me bulevardin Ilinden dhe VMRO, si dhe përgjatë rrugës Shën Kirili dhe Metodi dhe bulevardi Shën Klimenti i Ohrit drejt bulevardit Nënë Tereza dhe rruga Jordan Mijalkov.
(Lajmërimi ka të bëj me gjendjen në trafik në orën 08:10, më datë 22.03.2018 e enjte)