Shkup, 13 nëntor – Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve urbane i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të trafikut. Në grykat është e mundur rrëshqitje të tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo. Nga 03.12.2016 është kryer ndryshim i regjimit të komunikacionit në pjesën e autostradës Kumanovë – Shkup nga 29+600 deri në 30+772km, lagjja Milladinovci. Është mbyllur edhe aksi rrugor për ndalim ku zhvillohen punët ndërtimore, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes korsisë së shpejtë dhe të mesme.