Shkup, 19 janar – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Për shkak të temperaturave të ulëta, vende-vende është e mundur paraqitja e ngricave në rrugë.
Nëpër drejtime të caktuara rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla.
NP “Rrugët e Maqedonisë” bën thirrje për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe adaptim të shpejtësisë së lëvizjes sipas kushteve në rrugë.
Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha drejtimet rrugore, të jenë të kalueshme.