Shkup, 28 prill – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata. Po kryhet asfaltimi i objektit dhe rehabilitimit të rrugës shtetërore 2234, aksi Përshovcë – Jegunocë, gjegjësisht ka ndërprerje më datën 28.04.2018. në pajtim me regkimin e miratuar kohor për trafik.
Për shkak të punëve ndërtimore në rrugën rajonale P-1312, aksi rrugor Prilep – Liqeni i Prilepit, në 15 ditët në vijim komunikacioni do të zhvillohet nëpër një korsi, në gjatësi prej katër kilometrave. Në vendin e ngjarjes do të vendoset sinjalizim adekuat në rrugë.
Kompania “Eskavator MK” SHPKNJP Shkup njofton se do të fillojë me asfaltimin e objektit dhe rehabilitimin e rrugës shtetërore 2234, pjesa Proshovce – Jegunoc. Komunikacioni do të jetë në ndërprerje më 24-25 prill, në pajtim me regjimin e miratuar kohor të komunikacionit.
Trafiku në aksin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes rrethrrotullimit Manastir është normalizuar për qarkullim. Në pjesën e e shembjes së dheut do të kryhen punë ndërtimore, dhe do të mbyllet një korsi në gjatësi prej 200 metrave për çfarë është vendosur sinjalizim (semaforë) që do ta rregullojë trafikun.
Për shkak të realizimit të punëve ndërtimore (asfaltim) në rrugën rajonale P 2336, f. Teovë – f. Bogomillë, prej dje, 10 prill të vitit 2018 në 30 ditët e ardhshme trafiku do të jetë në ndërprerje çdo ditë në periudhën prek orës 10 e deri në 14. Edhe në rrugën rajonale Р 1101 në aksin rrugor f. Kërlino – Manastir në 30 ditët e ardhshme do të zhvillohet nëpër një korsi.
Në aksin rrugor R 1308 Makazi – VK Markova Noga për shkak të shembjeve të dheut te vendi i quajtur Dollgi Rid komunikacioni po zhvillohet në një korsi rrugore në gjatësi prej 150 merave. Në këtë vend është vendosur sinjalizim adekuat.
Në aksin rrugor A2 Strugë – PK Qafëthanë, nga pompa e benzinës KMR deri në vendin e quajtur Uji i Mirë, f.Frangovë (në gjatësi prej 3 km) rekomandohet vozitje e kujdesshme me veturat për shkak të gropave në rrugë. Në këtë vend është vendosur sinjalizim adekuat rrugor dhe kufizim i shpejtësisë prej 30 km/orë.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.
Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
Pas kalimit të sezonit dimëror për mirëmbajtje vazhdojnë punët ndërtimore për rehabilitim të rrugës shtetërore A2 aksi rrugor nga Gostivari (ura në fshatin Zdunje) deri në fshatin Kollari, si dhe sanimi i urave në aksin e njejtë rrugor.
SHN Beton SHA Shkup njofton se prej 21.02.2018 do të fillohet me aktivitetet ndërtimore për Rehabilitimin e rrugës shtetërore P1102, aksi rrugor nga Petroveci deri në Katllanovë, në pjesën e mbikalimit Konjare drejtë Katllanovës (rruga e vjetër). Për këtë nevojë, do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit dhe do të vendoset sinjalizim adekuat komunikacioni në aksin e njëjtë.
NN “Ilinden” – Strugë njofton se nga 30 janari i këtij viti në rrugën rajonale P-1201 nga “Biljanini izvori” – lagjja Konjsko ka filluar ndryshimi i regjimit të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore në rrugë. Kalimi është shënuar me sinjalizim vertikal dhe horizontal.
Në rrugën magjistrale A2 aksi rrugor Kërçovë – Ohër (Preseka-Pesoçan) prej 3+300km deri në 5+600 km nga data 21.12.2018 është vendosur ndryshim kohor i komunikacionit (kalimi nga një anë e rrugës në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit.
Nga 08.12.2017 në rrugën shtetërore A2, aksi rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë, fillon ndryshimi i regjimit të komunikacionit, i cili do të zgjas deri në përfundimin e punëve ndërtimore. Kalueshmëria do të shënohet me sinjalizim vertikal dhe horizontal.
Shoqëria “Beton SHA Shkup” njoftoi se prej 20.10.2017 filluan aktivitete ndërtimore – rikonstruimi dhe rehabilitim i rrugës shtetërore A2 Saraj – Grupçin. Për këtë do të vendoset ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit.
Ilinden SHA Strugë njofton se në pajtim me Miratimin për ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit, në rrugën magjistrale A2, rruga Kërçovë-Ohër (Presekë – Pesoçan) në dy pika të kësaj lëvizje, nga 2+397km deri në 3+910km dhe nga 7+060k deri 11+498km nga e mërkura 20.09.2017 vendoset ndryshim i përkohshëm i komunikacionit me devijime (kalim nga njëra korsi në tjetrën) për çka është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Ndryshimi do të zgjasë deri në përfundimin e punëve ndërtimore.
Në drejtimin rrugor Negotinë – Demir Kapi, në pjesën prej Negotinës deri në vendin Ostrovë, komunikacioni do të zhvillohet përgjatë pjesës së autostradës së re në gjatësi prej 4 km. Nëpër këtë pjesë komunikacioni ndërkaq kthehet në rrugën magjistrale P103.
Shoqëria SHPKNJP “Asfalt”-Shkup, njofton se janë duke u zbatuar punime ndërtimore për ndërtimin e sistemit elektronik për pagesë në pikat pagesore Otovicë dhe Sopot. Në periudhën nga 18.10.2017 deri më 18.06.2018 në rrugën magjistrale A1 në aksin rrugor Veles-Shkup në afërsi të pikës pagesore Otovicë dhe në aksin rrugor Shkup-Veles në afërsi të pikës pagesore Sopot, vendoset regjim i përkohshëm i komunikacionit dhe paralajmërohen shoferët të vozisin me kujdes.
Shoqëria “Beton SHA Shkup” njofton se nga data 26.10.2017, filluan aktivitetet ndërtimore për rehabilitimin e rrugës shtetërore A4, aksi rrugor nga Kadino deri në Hipodrom, nga pika pagesore Petrovec drejt Hipodromit. Për atë nevojë, do të vendoset ndryshim kohor i regjimit të komunikacionit dhe sinjalizim i vendosur adekuat i komunikacionit në aksin e njëjtë.
SHN Granit informon se nga 27.06.2017 ka filluar me kryerjen e punëve ndërtimore në aksin rrugor A2 Gostivar-Kërçovë (pjesa Gostivar deri në f.Kollar) në gjatësi prej 28,5 km. Punohet në kryerjen e rehabilitimit të rrugës së asfaltuar.
Njëkohësisht kryhen punë ndërtimore në sanimin e urave të rrugën e njëjtë shtetërore. Për momentin kryhen punë ndërtimore në urën “Atanasova Reka” në gjatësi prej 110 km. Komunikacioni zhvillohet në një korsi dhe i njëjti është i rregulluar me semaforë.Gjithsej kohëzgjatja e rehabilitimit të rrugëve dhe urave është paraparë të zgjasë 15 muaj, gjegjësisht përfundimi i aktiviteteve ndërtimore të paktën këtë moment është paraparë të përfundojnë në vitin 2018 në shtator.
Për shkak të dëmtimit të urës në autostradën A1 Gradsko-Negotinë te Stobi në lumin Cërna, korsia e djathtë është mbyllur për qarkullim, ndërsa komunikacioni zhvillohet përmes korsisë së majtë. Është vendosur sinjalizim adekuat.
LAMM paralajmërojmë shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të zvogëluar nëpër vendet në të cilat kryhen punë në rrugë dhe të lëvizin sipas udhëzimeve nga sinjalizimit të ri të vendosur në rrugë.
Qendra informative
(02) 15 555