GJENDJA: Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa në pjesët veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të shtetit, në disa vende më të larta në disa vende me mbetje të borës së shkrirë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP Rrugët e Maqedonisë. Në pjesët tjera të shtetit rrugor janë vende-vende të lagështa. Reshjet e borës me intensitet të dobët vërehen në Stracin dhe në qafat malore Pletvar dhe Presekë. Këto reshje për momentin nuk paraqesin pengesë për zhvillimin e komunikacionit.
DUKSHMËRI E ZVOGËLUAR: Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri 100 metra ka në Strazhë dhe në Kodrën e Diellit.
KUJDES: LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.
FREKUENCË: Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
PAJISJE DIMËRORE: Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.