Lionel Messi është përfshirë në listën e Barcelonës për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit, por Ernesto Valverde ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse argjentinasi do të luajë të martën. Trajneri e bëri të qartë se vendimi nëse Messi do të kthehet në fushë në Signal Iduna Park do të merret para ndeshjes.
“Ne do të vendosim sonte [nëse Messi mund të luajë]”, ka thënë Valverde fillimisht. “Disa ditë më parë ne nuk ishim shumë të qartë, por stërvitja e fundit mbaroi mirë dhe ai nuk po mendon më për dhimbjen që kishte. Është e rëndësishme që të luani pa menduar për lëndim. Ai është përmirësuar shumë, por ne do të shohim sot”, ka thënë Valverde.