Shkup, 7 prill – Ministria e Shëndetësisë informon se ka arritur të gjejë zgjidhje të përhershme të problemit me mjek amë në komunën Shuto Orizare.
“Pas gjashtë përpjekjeve të pasuksesshme për marrje me qira të ordinancës për mjek amë në Poliklinikën në Shuto Orizare sot morëm aplikacion në shpalljen e shtatë të Poliklinikës private e cila ka aplikuar dhe planifikon të marrë me qira ordinancën në suaza të Poliklinikës së saj. Me sistemin e tillë të kryerjes së veprimtarisë shëndetësore në suaza të Poliklinikës garantohet qëndrueshmëria e këtij vendimi”, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Prej atje shtojnë se ka përfunduar edhe furnizimi i pajisjes për ordinancën gjinekologjike për këtë komunë me të cilën Ministria e Shëndetësisë e zgjodhi edhe këtë problem njëdekadësh në Shuto Orizare.