“Ëndrra bëhet realitet!”, shkruan DialyMail, sipas prestigjiozes britanike është zbuluar një lloj i veçantë kufjesh të cilat ju ndihmojnë që të menaxhoni gërhitjen. Gërhitja është shqetësuese për shumë njerëz, dhe vetëm në Britaninë e Madhe 1 në 5 persona vuan nga ky problem. “WhisperSom Curv” quhet kjo pajisje e re, e cila vendoset tek veshët teksa flini dhe ndihmon për të modeluar ritmin e frymëmarrjes. Nëse pajisja zbulon se ka një boshllëk në frymëmarrje, gjë që shkakton gërhitjen, ajo reagon duke lëshuar një seri tingujsh të cilët përçohen në kufje duke shkuar menjëherë në atë pjesë të sistemit autonom nervor që kontrollon gërhitjen. Është ende herët që këto kufje të masivizohen, por gjithsesi ende pa dalë në tregun e gjerë, duket se blerësit për to janë në një radhë të gjatë.