Gjendet varreza masive e luftëtarëve të ULS-së të masakruar nga PYD/PKK

Pas pastrimit të Afrinit nga terroristët, me informacionet nga pjesëtarët e PYD/PKK-së, në një varrezë masive të identifikuar në fshatin Sheshi i Vogël janë gjetur 59 kufoma

32

Në fshatin Sheshi i Vogël (Küçük Meydan) të Afrinit është gjetur varreza masive ku janë varrosur pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS), të cilët kanë humbur jetën dy vite më parë në përleshjet me organizatën terroriste PYD/PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas pastrimit të Afrinit nga terroristët, me informacionet nga pjesëtarët e PYD/PKK-së, në një varrezë masive të identifikuar në fshatin Sheshi i Vogël janë gjetur 59 kufoma. Kufoma e 29 pjesëtarëve të ULS-së nga 59 që u gjetën në varrezën masive, pas identifikimit të identitetit të tyre u varrosën në Azez. Ndërsa ende vazhdojnë punimet për identifikimin e identitetit të 30 pjesëtarëve të tjerë të ULS-së, kufomat e të cilëve janë gjetur.

Pas deklaratave të pjesëtarëve të kapur të PYD/PKK-së, forcat e ULS-së kanë marrë informacione se varrezat ndodhen në zonën rurale të Sheshit të Vogël. Ata kishin përfunduar të premten punimet e nisura gjatë ditës së mërkurë. Tetëdhjetë pjesëtarë të ULS-së kanë humbur jetën në një operacion të realizuar në muajin prill të vitit 2016 për të rikthyer qytezën Ajn Dakne në veri të qarkut Tel Rifat, që ishte pushtuar në fillim të vitit 2016 nga PYD/PKK.

Organizata terroriste kishte shëtitur kufomat e 60 pjesëtarëve të ULS-së nëpër qendër të qytetit të Afrinit dhe nuk i kishte dorëzuar ato tek familjet e tyre përkundër të gjitha përpjekjeve.

Comments are closed.