Një burrë është gjetur i vdekur rreth mesnatës në rrugën “Ibe Palikuqa” në Shkup. Rasti në polici është paraqitur nga ana e një personi medicinal të ndihmës së shpejtë. Nga ana e nëpunësve policor kanë dalur në vend të ngjarjes dhe është konstatuar se i vdekuri është Z. P (56) nga Shkupi tek i cili nga ana e mjekëve nuk janë konstatuar gjurmë të dhunës, informojnë nga policia. Në konsultim me prokurorin publik trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes.