Trupi i një qytetari 27-vjeçar nga Shkupi dje pasdite është gjetur në një objekt në ndërtim në komunën e Kisella Vodës. Siç kumtoi MPB dje në orën 17 në Njësinë për njoftim dhe komandë – Shkup, L.D. ka denoncuar se në rrugën “Sava Kovaçeviq”, në një objekt në ndërtim, është një trup i pajetë. Bëhet fjalë për G.B. (27) nga Shkupi. Vdekja është konstatuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Shkup. Me urdhrin e Prokurorit publik mbi trupin e të vdekurit do të bëhet obduksion.