Pas tre ditëve gjurmim policia ka gjetur shoferin dhe makinën me të cilën më 13 maj në lagjen Grudajci të Gostivarit është lënduar rëndë një fëmijë shtatëvjeçar. Është vërtetuar se bëhet fjalë për makinën “Opel Frontera”, pa targa, dhe dyshohet se pa patentë shofer e ka drejtuar L.N (24) i cili ka jetuar në afërsi, kanë informuar nga SPB Tetovë, përcjell SHENJA. “Pronari nuk ka poseduar asnjë lloj dokumentacioni dhe ekziston dyshimi për shkelje doganore”, ka thënë Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë. Të shtunën në mëngjes, një i mitur, duke drejtuar biçikletën u godit nga një makinë. Djaloshi me lëndim të rënda u dërguar për kurim në klinikat e Shkupit.