“Social jet lag” ky është termi që lidhet me të hënën e çorientuar, të lodhshme dhe të mërzitshme. Po ç`do të thotë? Kur ritmet e orës biologjike (përcaktuar nga ritmi cirkadian), nuk përputhet me orën sociale. Daljet e fundjavës. Gjumi më vonë se zakonisht. Teprimi me pijet dhe dhimbjet e kokës më vonë që japin pagjumësi, të gjitha mund të shkaktojnë mëngjesin e të hënës ‘social jet lat’. Sipas një studimi të ri të botuar në revistën JAMA Network Open, pothuajse gjysma e të rriturve të SHBA-së e përjetojnë këtë fenomen. Të njëjtën ndjesi dikush mund ta përjetojë edhe kur fluturon në një vend ku ora ndryshon.
Kjo gjendje nuk është gjithmonë aq e lehtë dhe kalimtare sa duket. Ajo mund të shndërrohet në kronike dhe të shkaktojë më pak simptoma të dukshme. Ndonjëherë kjo gjendje është tinëzare, fshihet duke e bërë dëmin gjithsesi. Ka dhe një mënyrë matematikore për ta llogaritur. Matet duke llogaritur diferencën në kohë midis pikës së mesit të gjumit në ditët e punës dhe në ditët e pushimit.
Pasojat? “Social jet lag” është e lidhur me rreziqe më të larta për depresionin, obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe problemet kardiovaskulare. Gjithashtu lidhet me zakone më pak të shëndetshme të të ngrënit dhe performancë më të dobët akademike. Sa më e madhe të jetë ‘social jet lag’ aq më të mëdha mund të jenë pasojat shëndetësore.?