Të enjten pasdite, rreth orës 18 e 45 minuta, në afërsi të fshatit Shemshovë është gjetur 82 vjeçari Alimurat Aliti, i cili para tre ditëve ishte larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur. I njëjti ka qenë mjaftë i lodhur dhe nuk ka mundur të lëvizë, ndërsa të afërmit pasi që e kanë dërguar në shtëpi, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, e kanë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ku edhe i është dhënë ndihmë mjekësore.