Gjendet pa shenja jete një 39 vjeçar në hyrje të fshatit Radushë

Shkup, 6 korrik – Një person pa shenja jete, me plagë nga arma e zjarrit është gjetur dje në orët e para të mëngjesit në automjetin e tipit “Renault Megan” me targa prove në udhëkryqin ndërmjet fshatrave Radushë dhe Svilare të Shkupit.

Sipas njoftimit të MPB-së, personi është gjetur nga punonjësit e policisë së Sarajit.

Pas marrjes së masave është konstatuar se bëhet fjalë për një 39 vjeçar nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës me inicialet A.A.

Advertisements

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, për zbardhjen e rastit njoftojnë nga MPB-ja.