Bota e sportit është shokuar mëngjesin e sotëm. Lojtari i ragbit, Archie Bruce është gjetur i vdekur në dhomën e gjumit të hotelit në mëngjes pasi bëri debutimin e tij për Batley Bulldogs.
20-vjeçari luajti për skuadrën e tij për herë të parë kundër Toulouse në jug të Francës.
Një deklaratë nga kryetari i klubit Batley, Kevin Nicholas shkruhet: “Klubi është i shokuar dhe ju njoftojmë se Archie Bruce (20) u gjet i vdekur në dhomën e gjumit të hotelit. Familja e Archie është informuar”, shkruhet në njoftim. Hetimet për vdekjen janë duke u zhvilluar në Francë.