Gjendet një persona i pajetë në Tiranë, policia jep detajet e para

21

Një person është gjetur i pajetë në një objekt të braktisur në kryeqytet.

Trupi i pajetë është vërejtur rreth orës 13:01, në një objekt të braktisur në rrugën “Mine Peza”.

Në njoftimin e policisë thuhet se nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

Tiranë: Informacion paraprak

Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune./Top Channel