Shkup, 10 qershor – Një trup i pajetë i V. C. (29) nga fshati Kosharë, Kriva Pallankë, është gjetur në një objekt ndërtimi në rrugën “Lublanska” në Shkup.
Siç kumtoi MPB, rasti është denoncuar dje në orën 14.30 në Stacionin Policor Karposht nga ana e Ndihmës së shpejtë mjekësore.
V. C. ka qenë i punësuar në firmën e cila ka kryer punime ndërtimore në objekt, ndërsa ka vdekur nga goditja elektrike derisa e ka komanduar vinçin.
Trupi i V.C. është dorëzuar për autopsi.