Shkup, 17 janar – Një burrë i vdekur i shtrirë në podium me shenja gjaku është gjetur mbrëmë në një dhomë hoteli që ndodhet në anën e prapme të Poliklinikës Bit Pazar.
Sipas të punësuarve, personi që ka qëndruar në hotel ka ardhur një ditë më parë dhe është prezantuar si B.M. pa lënë dokumente identifikimi.
Siç informoi MPB, me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi.
Rastin në polici e ka denoncuar ekipi i Ndihmës së shpejtë mjekësore.