Portreti i “humbur” i dukës së Buckinghamit, punuar nga mjeshtri flaman i shekullit të 17 Peter Paul Rubens, u zbulua pas gati 400 viteve, transmeton BBC. Piktura gjendej në koleksionin e muzeut të Gllasgouit dhe ishte e ekspozuar publikisht, por për shkak të pluhurit të mbledhur me shekuj dhe ngjyrave të shtuara besohej se fjala është për kopje të cilën e ka pikturuar ndonjë piktor tjetër, transmeton gazetametro.net. Portretin e restauruar i George Willersit, dukës së parë të Bauckinghamit, e ka vërtetuar si vepër të Rubensit Ben van Benden, drejtor i muzeut të Rubensit në Antverpen. Ai pretendon se bëhet fjalë për “shtojcën shumë të rrallë të portreteve të Rubensit, që tregon se si ai iu qasej atyre”. Portreti i dukës është pikturuar në vitin 1625. Willers ishte figurë kontraverze në kohën e mbretit James Stewart i Pari, i cili u ngrit nga radhët e ulëta të aristokracisë deri te i preferuari i mbretit. Natyra e marrëdhënieve të tyre ka qenë burim i shumë debateve, disa nga ekspertët pohojnë se ata kanë qenë të dashuruar derisa të tjerët konsiderojnë se fjala është vetëm për miqësi të thjeshtë. Gjatë renovimit të pallatit të Aperthorpit, një prej rezidencave më të preferuara të mbretit, u zbulua kalimi sekret i cili lidhte dhomat e tyre të fjetjes. Willers është vrarë në vitin 1628, në moshën 35 vjeçe, tri vite pas vdekjes së Jamesit të Parë.