Gjendet marihuanë në burgun e Dubravës

Në Burgun e Dubravës në Pejë, është gjetur sasi droge.

Kështu njofton policia përmes raportit 24 orësh, duke iu referuar rastit të një muaji më parë, saktësisht të datës 12 mars të këtij viti, përcjell Klan Kosova.

Aty thuhet se në dy pavijone të burgut është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë prej një grami.

Ky thuhet se është duke u hetuar.