Një lajm i tmerrshëm ka tronditur botën e boksit. Policia meksikane ka konfirmuar se ka gjetur në një kamion, në afërsi të Guadalajara, tri kufoma. Njëra prej tyre i përket boksierit meksikan Alejandro Gonzales jr., 23 vjeç, që në maj të vitit të kaluar dueloi për titullin kampion bote të peshës super të lehtë ndaj Carl Frampton. Ndërsa një nga kufomat e tjera të gjetura në kampion dyshohet se është gjyshi i boksierit meksikan, ndërsa për viktimën e tretë nuk ka informacion.Policia dyshon së bëhet fjalë për vrasje me qëllim, një ekzekutim e tipit mafioz, por nuk ka dhënë shumë detaje. Sfida e fundit e Alejandro Gonzales ishte ajo ndaj patriotit të tij Esnar Bodabilla, zhvilluar më 29 tetor dhe që u mbyll në barazim. Gonzalez mbante nofkën “El Cobrita”, ndërkohë që edhe babai i tij ka qenë boksi, madje kampion bote në peshën pupël.