Gjendet i vdekur një person në Elbasan

21

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Elbasan.

Një i moshuar, i pastrehë, është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme, në lagjen “Partizani” të këtij qyteti.

Bëhet fjalë për një 68-vjeçar me emrin Petrit Boçi, i cili u gjet pa shenja jete në një garazh të kësaj lagjeje, ku dyshohet se kishte krijuar strehën e tij prej disa kohësh.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve të vdekjes së të moshuarit.

Paraprakisht në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Comments are closed.