Futbollisti i ekipit Lokomotiva nga Rusia, Alexey Lomakin, është gjetur i vdekur, ka njoftuar ekipi rus. “Jemi shokuar për shkak të tragjedisë detajet e së cilës po hetohen. Ngushëllime familjes dhe miqve”, thuhet në komunikatën e Lokomotivës, transmeton ksp.
Lajmi për zhdukjen e Lomakinit është lajmëruar më 30 nëntor. Nëna e tij ka lajmëruar në Polici se ai ka shkuar në stërvitje dhe që nga ajo ditë nuk ka pasur kontakt me të.
Lomakin ka qenë duke u shëruar nga lëndimet që kishte marr muajin e kaluar.