Shkup, 19 janar – Pesëdhjetë e pesë vjeçari D.I. nga fshati Koliçani i Poshtëm mbrëmë në orën 20:30 është gjetur i vdekur në rrugën “Petar Pop Arsov” në Shkup. Siç njoftoi MPB, vdekja është konstatuar nga mjeku i ndihmës së shpejtë mjekësore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar në autopsi.