Shkup, 22 shkurt – Një vajzë e re sot është gjetur e vdekur në Vollkovë të Shkupit, transmeton koha.mk. Ende nuk ka informacione se në çfarë rrethana ha humbur jetën vajza, as edhe nëse në trupin e saj ka gjurmë të dhunës.
Burimet policore thonë se për momentin ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekspertizë. Nga MPB ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë informacion. (koha.mk)