Gjendet e vdekur një vajzë në “City Mall”

15

Një vajzë e moshës 25-30 vjeçare është gjetur e vdekur në tualetin e Qendrës Tregtare “City Mall” në Shkup. Sipas informatave të para, thuhet se shkak i vdekjes ka qenë mbidoza e drogës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i të pajetës është dërguar në obduksion, kurse të dhënat zyrtare për shkaqet e vdekjes do të dihen ditëve në vijim. Nga Ministria e Punëve të Brendshme e vërtetuan rastin, por nuk japin detaje.

 

Comments are closed.