Shkup, 13 janar – Në një shtëpi në Manastir dje është gjetur e vdekur K.G. (87) nga Republika e Greqisë me qëndrim të përkohshëm në Manastir.
Siç kumtoi MPB, nga SPB Manastir rasti është denoncuar më 12 janar në orën 19.40.
Nga mjeku i Ndihmës mjekësore emergjente është konstatuar vdekja pa shenja dhune ndërsa me urdhrin e Prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion.