Mjekja dhe profesorja 53 vjecare e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup mbrëmë është gjetur e vdekur në oborrin e klinikës. Ajo ka pasur lëndime të shkaktuara nga sulmet me thikë në pjesën e duarve dhe bërrylit dhe me vena të prera. Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka vërtetuar rastin dhe gruan e ka identifikuar si J.S., mjeke e nefrologjisë dhe profesoreshë. Ndërsa ende nuk dihen motivet e vdekjes.