Policia ka gjetur trupin e pajetë dhe të masakruar të ish modeles së revistës Playboy, Christina Kraft, në vilën e saj në Pensilvani.
Sipas rezultateve të obduksionit, vrasësi fillimisht e kishte ngulfatur manekine dhe pastaj ia kishte masakruar trupin me një gjësend të fortë. I tërë ky rast është mbajtur i fshehur deri më tani, ndërsa ajo ishte vrarë të mërkurën në vilën në të cilën ishte zhvendosur vetëm 10 ditë më herët, ndërsa policia ende nuk ka të dyshuar.
Dikush kishte thirrur në policin për të parë nëse me Christinën është çdo gjë në rregull. Ata e kishin gjetur të vrarë në dhomën e saj të gjumit. Burimet nga policia bëjnë të ditur se kamerat e sigurisë në ndërtesë, tregojnë se ajo kishte ardhur në shoqëri të një mashkulli, i cili më vonë ishte larguar nga aty duke kërcyer nga ballkoni.
Vetëm disa ditë më herët, asaj i janë vjedhur stoli dhe çanta të shtrenjta./ZERI