Shkup, 23 janar – Qytetarja V.P. (52) nga Shkupi është gjetur me lëndime në pjesën e kokës dhe në trup në rr. “Aminta i Tretë”. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se V.P., siç ka deklaruar ajo në polici, është ndaluar nga ish-miku i saj me të cilin ka pasur lidhje dashurie i cili me automjet e ka dërguar në afërsi të stacionit të fundit të autobusëve në lagjen e Zhelezarës, ku ia ka hequr pjesën e poshtme të gardërobës, e ka sulmuar fizikisht dhe e ka lënë gjysmë të zhveshur. V.P. më pas me automjet taksi ka ardhur në rrugën “Aminta i Tretë”. Nga Ndihma mjekësore emergjente, është transferuar në Qendrën emergjente Shkup, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur në mjekim të mëtejmë. SPB Shkup është duke ndërmarrë masa për gjetjen e autorit si dhe për pastrimin e plotë të rastit.