Në Burgun e Dubravës, në Istog është arrestuar një femër e dyshuar pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.