Një ditë më parë u deklaruar të humbur në brigjet e Jugut të Shqipërisë. Mësohet se sot, çifti zvicerian është gjetur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Peter Kaser dhe Vera Kaser janë gjetur nga Forca e Armatosura në bashkëpunim me autoritet greke. Peter bashkë me gruan e tij, Vera Kaser lundronin me një varkë të vogël në brigjet e Borshit. Peter Kaser dhe gruaja e tij janë dërguar në spitalin e Korfuzit për shkak të gjendjes së tyre të rënduar. (albeu.com)