Vajza 22 vjeçare, Arbnora Dobraj nga qyteti i Skenderajit, e cila ishte e lajmëruar e zhdukur para disa ditëve nga familjarët e saj, ishte gjetur në Maqedoni.
Burime të Zhurnal.mk jozyrtarisht tregojnë se Arbana Dobraj para pak çastesh është dorëzuar tek autoritetet kosovare, pra pranë familjes së saj të cilët ishin vënë në kërkim të saj pas informacioneve që ajo kishte kaluar kufirin dhe gjendej në vendin tone.
Ndonëse ende nuk janë zbuluar ende arsyet e largimit të saj nga shtëpia, familjarët e dinin se ditën që ajo kishte dale nga shtëpia, kishte patur një takim pune, e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi. Pas disa ditëve, ajo kishte nisur njl porosi tek familjarët e saj se ishte shëndosh e mirë, mirëpo nuk kishte zbuluar vendndodhjen.
Për të gjetur Arbnorën, ishte vënë në lëvizje vëllai dhe i fejuari i saj e më pas përmes autoriteteve policore ajo ishte zbuluar se kishte kaluar kufirin drejtë Maqedonisë.