Vijon plot mister lajmi i helmimit të gjysmë vëllait të diktatorit Kim Kong nga dy gra. Mediat italiane raportojnë se dy gratë e dyshuara se helmuan Kim Jong-Nam, vëllane e madh të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, janë gjetur të vdekura. Lajmi është raportuar nga korrespondenti i agjencisë amerikane të lajmeve ABC në Seul. Ndërkohë mediat japoneze, që citojnë burime në qeverinë japoneze, thonë se dyshohet se dy agjentet mund të jenë vrarë nga një agjent tjetër sekret. Kim Jong-nam, i cili u vra të hënën në mëngjes, po priste të merrte avionin në aeroportin e Kuala Lumpur, në Malajzi, kur u sulmua. Më herët, teksa u raportua për publikimin e videos se vrasjes se Kim Jon nam, policia në Malajzi theksoi se është duke shqyrtuar pamjet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kuala Lumpur në përpjekje për të përcaktuar se çfarë ndodhi gjatë sulmit mbi Kim Jong-nam të hënën në mëngjes, ndërsa ai ishte duke pritur të hipte në avion për në Macau, ku jetonte në mërgim. Videoja tregon dy femra aziatike, që besohet të jenë spiune të Koresë së Veriut teksa helmuan 46-vjeçarin. Burime amerikane thanë se një stilograf mund të jetë përdorur për të shkaktuar vdekjen duke përhapur helmin.